Termet dhe Kushtet e Përdorimit
Këto Kushte dhe shtojcat e tjera të bashkëngjitura në këto Kushte, përcaktojnë termet dhe kushtet e përgjithshme, të cilat rregullojnë përdorimin e uebfaqes www.autozone-ks.com si dhe blerjen e produkteve të vendosura në (tash e tutje referuar si: “Auto Zone” ose “Platforma”) Fushë Kosovë, me numër të regjistrimit të biznesit 810003773; dhe Juve si përdorues, në bazë të të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (“Përdoruesi”). Këto Kushte të Përdorimit janë të vlefshme nga data e lidhjes së Kontratës – sipas Nenit 1 të kësaj Kontrate.
Ne i kemi hartuar këto Kushte ashtu që të njoftoheni me dispozitat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju, në aspektin juridik. Edhe pse jemi munduar këto Kushte të jenë sa më të kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është shkaku se tërësia e tyre krijon marrëdhënie kontraktuese në mes juve si Përdorues dhe Auto Zone. Për këtë arsye, kërkojmë nga ju që t’i lexoni me kujdes dhe të kërkoni këshilla profesionale nëse e shihni të nevojshme dhe arsyeshme.
Pranimi i kushteve përfundimisht konsiderohet se krijon Kontratë në mes juve si përdorues dhe Auto Zone.
Në kuadër të shërbimeve të saj Auto Zone do të ofroj platformën e avancuar online për të gjithë përdoruesit e interesuar, e cila përmban një gamë të gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga kompani të ndryshme por edhe vetë Auto Zone, ose nga palë të treta të kontraktuara nga Auto Zone, të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t’i ofrojnë konsumatorëve të Auto Zone një pasqyrë të plotë të produkteve për të cilat kanë interes të bëjnë blerjen (tash e tutje referuar si: “Produktet”)
Platforma është treg elektronik online, ku Përdoruesit do të kenë mundësi që të gjitha produktet e ofruara t’i blejnë online dhe dërgesa të bëhet në vendin e kërkuar, nën kushtet e përcaktuara në këto Kushte.
Këto Kushte përcaktojnë edhe rregullat mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me Ligjin NR. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, të datës 25 shkurt 2019, si ligj i aplikueshëm në Republikën e Kosovës.
Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranim të plotë dhe pa rezerva të Kushteve të cilat janë aplikuar në tërë përmbajtjen e kësaj faqe.
Në rast se Përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, Përdoruesi duhet të dalë menjëherë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim të mëtejshëm të saj.
Nëse vazhdoni më tutje, ju si Përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe pranuar pa kushte Kushtet e Përdorimit dhe të bien dakord me detyrimet e përcaktuara në këto kushte.
1. Lidhja e Kontratës
Kontrata në mes të Auto Zone dhe Konsumatorit lidhet përmes Platformës www.autozone-ks.com. Vendosja e produkteve tona në Platformë përbënë një ofertë e cila i drejtohet konsumatorëve, me qëllim të lidhjes së Kontratës së Shitjes në Distancë.
Për të lidhur këtë Kontratë, Konsumatori duhet që të shtojë produktin apo produktet e përzgjedhura në Shportën e Produkteve (tash e tutje referuar si: “Shporta”) dhe të procesoj deri në fund porosinë e saj/tij. Produktet në Shportë si dhe të dhënat e vendosura mund të ndryshohen para vendosjes së porosisë tuaj, përmes opsioneve të ofruara në Platformë. Pas vendosjes së produkteve në Shportë, Konsumatori duhet të plotësojë rubrikat e Adresës, Transportit dhe Pagesës.
Pas dhënies së Konfirmimit përfundimtar për ekzekutimin e Porosisë, Kontrata në mes të Konsumatorit dhe Auto Zone konsiderohet e lidhur. Konsumatori domosdoshmërisht duhet që të pranojë këto Kushte të Përdorimit për të vendosur porosinë dhe për t’u konsideruar Kontrata si e lidhur, në të kundërtën, Konsumatori nuk do të mund të bëjë porosinë e tij.
2. Liferimi apo dorëzimi i produkteve
Produktet liferohen/dorëzohen nga Auto Zone te Konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në platformë. Qëllimi është që Auto Zone të liferojë/dorëzojë produktet në afatin më të shpejtë të mundshëm, përveç rasteve të blerjes së produkteve me volum të madh dhe që kërkojnë montim nga ekipet e specializuara.
Si rregull, produkti do t’i liferohet/dorëzohet Konsumatorit nga palët e treta që Auto Zone bashkëpunon me to (kompani postare) apo mund te zgjedh opsionin për të marrë produktin direkt në dyqan te Auto Zone. Përjashtimisht, në raste të caktuara, kur kemi të bëjmë me produkte me vëllim dhe/ose peshë të madhe, liferimi do të bëhet nga Ofruesi.
Nëse Konsumatori nuk gjendet në vendin e dakorduar për të marrë porosinë, Auto Zone do të tentojë që të kontaktojë Konsumatorin përsëri, brenda një afati prej tre (3) ditësh për të bërë dorëzimin e produktit. Nëse Konsumatori përsëri nuk do të gjendet në adresën e dhënë për dorëzim, Auto Zone do ta kthejë produktin në depo, dhe porosia do të refuzohet.
3. Çmimi dhe Pagesa
Çmimi i produkteve është ai i cili është i vendosur pranë produktit të listuar në Platformë. Edhe pse Auto Zone provon që t’i shmangë të gjitha gabimet potenciale në çmimet e produkteve, gabime të caktuara mund të ndodhin në kohë të ndryshme. Nëse Auto Zone zbulon se çmimi i një produkti është vendosur në mënyrë të gabuar, ne do të ju informojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe do t’ju ofrohet mundësia për të konfirmuar produktin me çmimin real të tij apo që ta anuloni porosinë tuaj. Nëse do të jetë e pamundur që të ju kontaktojmë, porosia do të konsiderohet e anuluar, kurse pagesa juaj do të rimbursohet plotësisht, në të njëjtën mënyrë siç është ekzekutuar nga ju. Auto Zone nuk është e detyruar që ta sigurojë produktin, me çmimin e vendosur gabimisht, nëse ai çmim është vendosur në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme në mënyrë të gabuar.
Pagesa mund të bëhet në çfarëdo mënyre të përcaktuar nga Auto Zone në Platformë, përfshirë pagesën me kredit kartelë, transfer bankar, pagesë me para të gatshme, POS etj. Në rastin kur Konsumatori kërkon që pagesa të bëhet me kredit kartelë, Konsumatori autorizon Auto Zone në mënyrë shprehimore të ngarkojë kredit kartelën e tij me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e liferimit, kurdo që aplikohen. Siguria e të dhënave të kartelës garantohet nga procesuesi i pagesës – Banka përkatëse përmes faqes së të cilës procesohet pagesa me kartelë. Në asnjë moment të dhënat e kartelës tuaj nuk janë në dispozicion në sistemin tonë. Auto Zone nuk mund të mbahet në asnjë rast përgjegjëse për keqpërdorimin e kredit kartelës nga palët e treta.
Çmimet në Platformën tonë përfshijnë Tatimin në Vlerën e Shtuar (“TVSH”), por nuk përfshijnë taksa dhe tarifa të tjera, si tarifa e dërguesit/postës. Çmimet e produkteve tona mund të ndryshojnë kohë pas kohe, por Konsumatori nuk mund të ngarkohet me çmim tjetër nga ai i shfaqur në Platformë, nëse çmimi ka ndryshuar pas pranimit të Konfirmimit të porosisë, të dërguar nga ana jonë.
Në rastet e pagesave përmes kartave apo llogarive bankare, vonesa në ekzekutim apo mos-ekzekutimi i pagesës nga banka apo institucioni financiar në të cilën keni llogari bankare apo kredit/debit kartelën e të cilës e keni në posedim, nuk mund t’i atribuohet Auto Zone, nëse vonesa në dorëzimin e porosisë ka ardhur si pasojë e vonesës në ekzekutimin e pagesës.
4. E drejta e tërheqjes nga Kontrata
Konsumatori ka të drejtë që të tërhiqet nga Kontrata, pa dhënë ndonjë arsye dhe pa kosto shtesë (në rast se produkti nuk është hapur nga Konsumatori), brenda afatit prej 14 ditësh nga dita në të cilën konsumatori, ose një palë e tretë, e ndryshme nga korrieri, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin, ose në rast të shumë mallrave me një porosi por të dorëzuar veçmas, pas 14 ditësh nga dita në të cilën ju, ose një palë e tretë, e ndryshme nga korrieri, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin e fundit të porositur me një porosi.
TËRHEQJA NGA KONTRATA BRENDA AFATIT 14 DITOR, PA OBLIGIME FINANCIARE PËR KONSUMATORIN, MUND TË BËHET VETËM NËSE KONSUMATORI :
a) NUK KA HAPUR MBËSHTJELLËSIN (NËNKUPTON, LARGIMIN E MBËSHTJELLËSIT, MBROJTËS TË XHAMIT P.SH SMARTPHONE, TV, LAPTOP, TABLETË, ETJ.)
b) NUK KA HAPUR PAKETIMIN (NËNKUPTON MOS HAPJEN E PAKETIMIT ORIGJINAL ME TË CILIN VJEN PRODUKTI, PRA HAPJA E PAKETIMIT, PAKOS, MBËSHTJELLËSIT APO ÇFARËDO FORME TJETËR TË AMBALAZHIMIT QË KA PRODUKTI ORIGJINAL)
PRA, KUSHT QË KONSUMATORI MUND TË TËRHIQET NGA KONTRATA BRENDA AFATIT 14 DITOR, PA OBLIGIME FINANCIARE NDAJ AUTO ZONE, NGA DITA E PRANIMIT, ËSHTË QË PRODUKTI NUK DUHET NË ASNJË MËNYRË:
A) TË JETË HAPUR NGA KONSUMATORI.
B) TË JETË PËRDORUR NGA KONSUMATORI.
KONSUMATORI PAJTOHET SE NË RAST SE AMBALAZHI I PRODUKTIT, PAKETIMI, MBËSHTJELLËSI APO ÇFARËDO FORME TJETËR E PAKETIMIT TË PRODUKTIT HAPET, KONSUMATORI ME RASTIN E TËRHEQJES NGA KONTRATA DO TË DETYROHET T’I PAGUJ AUTO ZONE SHUMËN DERI NË 50% TË ÇMIMIT TË KONTRAKTUAR TË PRODUKTIT.
Periudha e tërheqjes do të skadojë pas 14 ditësh nga dita në të cilën ju, ose një palë e tretë, e ndryshme nga korrieri, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin, ose në rast të shumë mallrave me një porosi por të dorëzuar veçmas, pas 14 ditësh nga dita në të cilën ju, ose një palë e tretë, e ndryshme nga korrieri, e përcaktuar nga ju zotëron fizikisht mallin e fundit të porositur me një porosi.
E drejta e tërheqjes nga Kontrata mund të ushtrohet përmes kthimit të mallrave fizikisht në premisat e Auto Zone, në adresën Fushë Kosovë. Për të kthyer një produkt në Auto Zone, duhet të bëni kërkesën për kthim online përmes llogarisë suaj në Auto Zone (llogarisë prej së cilës keni bërë porosinë). Pas procesimit të kërkesës për kthim do të kontaktoheni nga stafi i Auto Zone dhe do të informoheni në lidhje me detajet e kthimit. Në rastin kur kërkesa juaj për kthim është aprovuar nga stafi i Auto Zone ju mund të bëni gati produktin për ta kthyer përsëri në Auto Zone. Produkti duhet të paketohet në mënyre të sigurt për t’u mbrojtur nga dëmtimi, dhe të jetë në gjendje të gatshme dhe të duhur për t’u transportuar. Produkti duhet të jetë me paketim origjinal dhe me të gjitha pjesët përcjellëse.
Ju mund ta ktheni produktin personalisht në zyret tona ose përmes ndonjë kompanie postare që ju dëshironi
Pas skadimit të afatit 14 ditor, Konsumatori nuk mund të tërhiqet nga Kontrata sipas paragrafit të parë të kësaj dispozite.
Ju nuk do të keni të drejtë të tërhiqeni nga Kontrata kur bëhet fjalë për dorëzimin e ndonjë prej Produkteve të mëposhtme:
(i) Furnizimet me mallra të bëra sipas specifikimeve të konsumatorit apo të personalizuara në mënyrë të qartë;
(ii) CD/ DVD me muzikë pa mbështjellësin e tyre origjinal;
(iii) Furnizimet me mallra të mbyllura të cilat nuk janë të përshtatshme për kthim për shkak të mbrojtjes së shëndetit apo për arsye të higjienës dhe të cilat janë hapur pas dërgimit, duke përfshirë kategorinë Kozmetikë (shembuj por pa u kufizuar në: parfume, shampo, serume, losione hidratuese e të gjitha produktet e tjera të përfshira në kategorinë kozmetikë); Mallrat të cilat pas dërgimit, sipas natyrës së tyre, janë të përziera në mënyrë të pandashme me artikujt tjerë;
(iv) Furnizimet me audio regjistrime të vulosura apo me video regjistrime të vulosura apo me softuer kompjuterik të vulosur (shembull por pa u kufizuar në: licensa për Microsoft Office) të cilëve iu është hequr vula pas dërgimit;
(v) Furnizimet me mallra që rrezikohen të prishen apo të skadojnë shpejtë;
(vi) Furnizimet me pije alkoolike, çmimi i të cilave është pajtuar në kohën e lidhjes së kontratës së shitblerjes, dërgimi i të cilave mund të bëhet vetëm pas tridhjetë (30) ditësh dhe vlera aktuale e të cilave varet nga luhatjet në treg të cilat nuk mund të kontrollohen nga tregtari;
E drejta juaj për të anuluar Kontratën pa obligime financiare ndaj Auto Zone do të zbatohet ekskluzivisht për produktet që janë kthyer në të njëjtën gjendje në të cilën i keni marrë ato.
Në çdo rast, duhet të dërgoni produktin që do të kthehet së bashku me dëftesën që keni marrë kur u dorëzua produkti. Ju do të gjeni një përmbledhje për ushtrimin e kësaj të drejtë për anulim kur të merrni porosinë.
Në rast se Konsumatori ka hapur produktin, në çfarëdo lloj mënyre, duke ndryshuar kështu automatikisht çmimin e produktit në treg, i njëjti detyrohet që me rastin e tërheqjes nga Kontrata, brenda afatit 14 ditor, obligohet t’i pagujë Auto Zone shumën deri ne 50% të çmimit të kontraktuar/blerë të produktit.
5. E drejta e ankesës
Konsumatori ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj tregtarit nga i cili është blerë produkti, në rast të moskonformiteteve të produktit dhe të kontratës, në lidhje me çështjet e garantuara, për shkak të blerjes, si dhe arsyeve të tjera të ngjashme, në pajtim me Ligjin për Mbrojten e Konsumatorit. Blerja mund të krijohet mbi bazën e faturës për blerjen e produktit, kontratës së shitjes dhe kartën e garancisë ose në mënyrë tjetër përkatëse. Ankesa paraqitet përmes email adresës drejtuar Auto Zone dhe atë në email adresën autozonecenter@gmail.com dhe përmes postës në adresën e Auto Zone (Fushë Kosovë).
6. Kalimi i rrezikut të produkteve
Nga momenti i dorëzimit të produktit nga Auto Zone apo kontraktorët e saj, te Konsumatori, ky i fundit do të bartë rrezikun e dëmtimit dhe/apo prishjes së produktit dhe përgjegjësia është tërësisht e tij.
7. Lidhjet me faqe të tjera
Nëse faqja jonë e internetit përmban lidhje me faqet e internetit të tjera dhe materiale të palëve të treta, lidhjet e përmendura janë dhënë vetëm për qëllime informacioni dhe ne nuk kemi asnjë kontroll mbi përmbajtjen e atyre faqeve të internetit ose materialeve. Prandaj, ne nuk do të pranojmë asnjë përgjegjësi për ndonjë dëmtim ose dëm që rrjedh nga përdorimi i tyre.
8. Ndryshimi i Kushteve të Përdorimit
Ne kemi të drejtë t’i rishikojmë dhe ndryshojmë këto Kushte të Përdorimit në çdo kohë. Ju jeni subjekt ndaj politikave dhe Kushteve në fuqi në momentin kur përdorni këtë faqe interneti ose kur bëni ndonjë porosi, përveç nëse ne, bazuar në ligj ose vendim të subjekteve qeveritare, duhet të bëjmë ndryshime në mënyrë retroaktive në politikat e përmendura, Kushtet ose Politikën e Privatësisë. Në këtë rast, ndryshimet e mundshme do të ndikojnë gjithashtu në porositë e bëra më parë nga ju.
9. Legjislacioni i aplikueshëm dhe zgjidhja e kontesteve
Për të gjitha çështjet juridike të cilat nuk janë të përfshira në këto terma të përgjithshëm, do të aplikohet Ligji Nr. 06/L-034 Për mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligji Nr. 04/L-077 për Marrëdhënie e Detyrimeve.
Në rast se një apo më shumë nene të kësaj kontrate janë të pavlefshme, joligjore apo të pazbatueshme, nenet e tjera do të qëndrojnë në fuqi dhe neni/et e pavlefshme, joligjore dhe të pazbatueshme do të zëvendësohen.
Për zgjidhjen e kontesteve që dalin nga kjo Kontratë, ku palë kontrakuese është Auto Zone dhe personi juridik, kompetente është Gjykata Komerciale e Kosovës.
10. Gjuha e kuptueshme
Konform dispozitave ligjore në fuqi, gjuha e përdorur në këto terme dhe kushte të përgjithshme është Gjuha Shqipe, si njëra ndër gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës. Në rast se konsumatori nuk e kupton gjuhën shqipe, në çdo rast ka të drejtë të kërkojë nga tregtari që kontrata e hartuar t’i ofrohet atij në gjuhë të kuptueshme, me kusht që gjuha përbënë një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
11. Tërësia e Kontratës
Këto kushte dhe çdo dokument i referuar në të përbëjnë Kontratën e plotë midis Palëve kontraktuese në lidhje me qëllimin e së njëjtës, duke zëvendësuar çdo pakt, marrëveshje ose premtim të mëparshëm të bërë midis Palëve me gojë ose me shkrim, apo me veprime konkludente.
Palët pranojnë që ne kemi rënë dakord të hyjmë në Kontratë pa u varur në ndonjë deklaratë ose premtim të bërë nga Pala tjetër, ose që mund të kishte rezultuar nga ndonjë deklaratë ose dokument në negociatat midis dy Palëve para kësaj Kontrate, përveç atyre të përmendura shprehimisht në këto Kushte. Asnjë Palë nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me ndonjë deklaratë të pavërtetë të bërë nga Pala tjetër, me gojë ose me shkrim, përpara datës së Kontratës (përveç nëse deklarata e pavërtetë në fjalë është bërë me qëllim mashtrimi). I vetmi veprim që mund të ndërmerret nga Pala tjetër do të jetë për shkak të shkeljes së kontratës në përputhje me dispozitat e këtyre Kushteve.
Këto kushte tregtare hyjnë në fuqi më datën 13/07/2023